KEDS fillon programin ‘Vajzat në Teknologji – Girls TECH’

Girls TECH është duke u realizuar edhe si zotim i kompanisë për fuqizimin e rolit të gruas në kompani dhe komunitet, me nënshkrimin e shtatë (7) parimeve të UN Women që kanë të bëjnë më përmirësimin e pozitës së gruas në ambientin e punës

KEDS-i ka lansuar projektin “Girl TECH” në ceremoninë e 9 vjetorit të operimeve, me qëllim të pjesëmarrjes së vajzave në fushën e Teknologjisë Informative.

Në kuadër të KEDS Academy, vajzat e përzgjedhura nga Shkollat e Mesme Profesionale të profilit të Informatikës dhe Gjimnazet e klasave të 12-ta kanë filluar një rrugëtim të ri në njërin nga projektet më me zë të sektorit të arsimit në Kosovë.

Pas përfundimit të këtij programi, mundësia për punësim nuk është e përjashtuar.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, njëherësh edhe iniciatori i projektit, Alpin Dogan, ka thënë se KEDS synon që përmes programeve dhe aktiviteteve zhvillimore, të kontribuojë në avancimin profesional të të rinjve në Kosovë, dhe ky avancim t’ju shërbejë në karrierën e tyre dhe integrim sa më të lehtë në tregun e punës.

“Jam tejet krenar që pikërisht në 9-vjetorin e operimit të KEDS-it si kompani, po lansohet edhe një projekt tjetër i veçantë në kuadër të KEDS Academy. Synimi ynë si kompani është që krahas shërbimeve bazike, t’u ndihmojmë edhe më shumë të rinjve në aspektin profesional. Kjo po ndodhë edhe me programin Girls TECH, përmes së cilit po i shtyjmë vajzat e reja drejt fuqizimit e avancimit në fushën e Teknologjisë Informative”, ka thënë ai.

Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime në KEDS, Valbona Kadrijaj, ka treguar që ky program është ideuar për t’iu shërbyer vajzave si shtytje dhe ndihmesë që ta gjejnë veten në një karrierë në teknologji.

“Përmes këtij programi ne synojmë që të ndihmojmë zhvillimin profesional të vajzave, të rrisim punësimin e të rinjve në nivel vendi, si dhe të rrisim përfaqësimin gjinor brenda kompanisë dhe në komunitet. Ideja për hartimin e këtij programi ka lindur nga nevoja e profesionit të programimit, një profesion mjaft i kërkuar në tregun e punës, i vlerësuar gjithashtu, si dhe një profesion që mund të ushtrohet edhe nga vajzat”, ka thënë ajo.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika