KEDS-i dhe Elektroseveri nënshkruajnë kontratë, Lajçak e cilëson hap të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot KEDS-i dhe Elektroseveri kanë nënshkruar kontratën komerciale.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika