KEDS-i fik dritat në objekt, bën thirrje që të kursehet energjia elektrike

KEDS-i ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike. Kjo kompani ka fikur dritat e veta në objekt duke kërkuar që të ndiqet ky shembull

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)

Të mërkurën e 17 gushtit, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës”, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.

Sipas njofimit të KEDS-it, çdo dritë e fikur luan rol të madh, prandaj çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë të kenë më shumë energji elektrike atëherë kur nevojitet më së shumti.

KEDS

Ndryshe, më 14 gusht, KEDS-i ka njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Tutje në pasditen e së hënës, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Nga ministria ishte thënë se kjo është arritur falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika