KEDS me policinë në terren, kryejnë kontrolle për keqpërdorimet e energjisë

Nën dyshimet për keqpërdorim të energjisë elektrike, ekipe të KEDS-it bashkë me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë kryer kontrolle në disa biznese në rajonin e Mitrovicës. Megjithatë ata nuk kanë arritur të gjejnë keqpërdorime, derisa janë paralajmëruar se kontrolle të tilla do të vazhdojnë.

Ekipe të KEDS-it janë bërë bashkë me pjesëtarë të Policisë, konkretisht Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës këtë të enjte.

Në terren, këtë herë në rajonin e Mitrovicës, kontrolluan disa objekte nën dyshimet për keqpërdorim të energjisë elektrike.

Kontrollet, fillimisht tu kryen në një pompë derivatesh në hyrje të Vushtrrisë, dhe pjesëtarët e policisë, u desh të i tregojnë një punëtori aty se nuk kanë nevojë për leje nga pronari.

Por edhe ashtu, gjithçka në rregull rezultoi në ndalesën e parë e ngjashëm ishte situata edhe në pompën tjetër të derivateve, në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Me bashkëpunimin e pronarit, kontrollet u kryen edhe brenda objektit e edhe tek ora e në çati.

Lokacioni i fundit ka qenë në një lokal në fshatin Shipol të Mitrovicës, në një biznes ku dyshohej për lidhje të dyshimtë.

Detajisht u kontrollua gjithçka nga ekipet e KEDS-it, por as këtu nuk u gjet ndonjë keqpërdorim.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk patën nevojë të intervenojnë në asnjë rast, dhe gjithë situatën e monitoruan nga distanca.

Aksionet e tilla, sipas zëdhënësit të KEDS-it ,Lulzim Krasniqi, janë intensifikuar.

“KEDS  së fundi ka rritur kontrollet për keqpërdorim të energjisë elektrike në tërë Kosovën, dhë janë diku rreth 50 ekipe të cilat realizojnë mesatarisht 400 kontrolla në ditë, ku prej tyre dalin 30 ose 35 raste që keqpërdorin energjinë elektrike”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tregon se cilat janë pasojat nëse zihen qytetarët duke e vjedhur rrymën.

“Varet prej sasisë së energjisë së cilën dyshohet ose llogaritet se është vjedhur, por janë më gjobë dhe deri në 3 vite burg”, ka shtuar Krasniqi.

KEDS realizon kontrolla të tilla me Policinë e Kosovës më rastet kur vlersojnë se mund të ketë rezistencë ose ka pasur më herët nga konsumatorët.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika