KEDS: Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa zona të Dukagjinit si pasojë e reshjeve të shiut

KEDS: Disa zona në Dukagjin kanë mbetur pa rrymë për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga të reshurat

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

KEDS njofton se si pasojë e motit të rënduar që po mbretëron kryesisht në rajonin e Dukagjinit, në disa zona rrjeti elektrik është dëmtuar, dhe në disa tjera për shkak të sigurisë është bërë ndalja e energjisë elektrike.

“Në shumë vende asetet tona janë mbuluar me ujë për shkak të vërshimeve, dhe intervenimi në këso rastesh për momentin është i pamundur”, njofton tutje kompania.

“Ekipet tona në numër të shtuar që nga dita e djeshme janë në terren për të intervenuar aty ku po mundësohet një gjë e tillë”.

KEDS ka bërë thirrje te konsumatorët që të mos afrohen afër aseteve energjetike dhe të raportojnë nëse vërejnë ndonjë avari.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika