Kehoe: Aktet e dhunës shkaktoheshin nga kriminelë që prezantoheshin si UÇK

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka folur për periudhën pas çlirimit të Kosovës dhe nisjes së administrimit të Kosovës nga UNMIK-u, duke thënë se krimet që mund të kenë ndodhur në Kosovë pas lufte, mund të kenë pasur motive të hakmarrjes.

Ai tha se njerëzit pas lufte kur u kthyen në Kosovë, panë shtëpitë e djegura, pronat e shkatërruara e po ashtu njerëzit e zhdukur.

Sipas avokatit mbrojtës të Thaçit, këto hakmarrje mund të kenë ardhur për shkak të mungesës së institucioneve të Kosovës, ku edhe mund të kërkohej llogaridhënie.

Ai tha se ka raste kur janë blerë uniformat e UÇK-së, dhe ata persona në emër të ushtrisë kanë kryer krime.

“Aktet e lokalizuara të dhunës individuale të nxitura nga zemërimi, urrejtja dhe mungesa e llogaridhënies, ishin të pashmangshme, që shkaktoheshin nga kriminelët, dhe njerëz që prezantoheshin si UÇK dhe blenin uniforma në rrugët e Prishtinës dhe gjetkë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika