KEK: Inspektimi i bllokut A3 pritet të përfundojë më 31 gusht, menjëherë më pas fillon sanimi

Njësia "A3" kishte rënë përgjatë të dielës si shkak i rrjedhjes së ujit gjë e cila sipas KEK-ut, kishte penguar funksionimin e tij. Ky i fundit ka njoftuar se njësia në fjalë pritet të rihyj në punë nga e mërkurja e 31 gushtit

Korporata Energjetike e Kosovës - KEK





Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se rikthimi i njësisë A-3 do të bëhet me 31 gusht, rikthim ky që do të bëhet pas inspektimit të saj.

Të hënën, KEK-u ka njoftuar se përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, të njëtit kanë arritur të sigurojnë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësise për kthim në punë. Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zënvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, ka shkruar KEK-u.

Rëndohet situata me furnizim të energjisë elektrike, bie nga sistemi blloku “A3”

Përgjatë të dielës, kufizime emergjente të energjisë elektrike i ishin kërkuar KEDS-it nga KOSTT, si shkak i rënies nga sistemi i njësisë A3. Me rënien e këtij blloku, sipas KEDS-it do të prodhoheshin më pak se 400 megavatë.

Të dielën, Korporata Energjetike e Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas rënies nga sistemi të bllokut “A3”,  me rastin e rënies së bllokut të lartëcekur.

Ata kanë thënë që prishja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së ujit e cila edhe ka bërë të pamundur funksionimin e tij.

KEK: Blloku “A3” ka rënë si pasojë e rrjedhjes së ujit





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika