Kek me çokollatë

Kek me shije të parezistueshme, i lehtë për t'u përgatitur

Një shije përfekte, keku çokollatë që preferohet shumë, i lehtë për t’u përgatitur dhe i shijshëm për t’u ngrënë, me shumë pak punë.

Përbërësit

  • 4 vezë
  • 1 gotë e gjysmë sheqer
  • 1 vanilje
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë jogurt
  • 3-4 lugë kakao
  • 2 gota miell
  • 1 pluhur pjekje

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim katër vezë të cilave i’u shtojmë edhe një gotë e gjysëm sheqer (gotë 200ml), aty vendosim edhe sheqer vaniljen dhe i përziejm. Pastaj shtojmë një gotë vaj dhe një gotë kos (gotë 200ml) ku prapë vazhdojmë me përzierjen e tyre dhe në fund i hedhim tri deri në katër lugë gjelle kakao dhe dy gota miell së bashku me pluhurin për pjekje. Për ti dhënë edhe një aromë i hedhim pak limon. Dhe çfarë na mbetet për fund pjekja e kekut të shijshëm në furrën e nxehtë për katërdhjetë minuta në 180 gradë celsius. Për ta kompletuar kekun në anën tjetër ziejm një gotë me qumësht dhe çokollatën derisa piqet keku dhe pastaj e hedhim mbi të. E lehtë, e shpejtë dhe mbi të gjitha e shijshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika