Kek me gështenja dhe çokollatë

Vjeshta njihet ndryshe edhe si stina e gështenjave. Në kohën e gështenjave mund të përdorni ato për të gatuar një kek të butë, të shijshëm dhe të veçantë, i cili njihet si kek me gështenja dhe çokollatë

Fotoilustruese

Vjeshta është stina në të cilën gështenjat konsumohen më së shumti dhe pikërisht në këtë periudhë ato mund të përdoren për të gatuar një prej ëmbëlsirave më të lehta dhe të shijshme siç është keku në kushte shtëpie.

Ky kek mban një aromë të mirë, një shije të veçantë dhe një ngjyrë të bukur kafe. Kek ky të cilin mund ta shoqëroni me një çaj apo kafe të nxehtë.

Receta për përgatitjen e kekut me gështenja është si në vijim:

400 gr gështenja të pa qëruara, 150 gr miell, 3 vezë, 150 gr sheqer, 100 gr cokollatë e zezë, 830 gr gjalpë, 1 gr fryrës për ëmbëlsira apo pecivo që njihet, pak kripë të trashë, kakao pluhur në bazë të nevojës dhe mjaltë.

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete atëherë këshillohet të zieni gështenjat si zakonisht në ujë me pak kripë të trashë.

Lërini të ziejnë për 30-40 minuta në varësi të madhësisë së tyre e më pas kullojini.

Teksa janë akoma të ngrohta, hiqini lëkurën më anë të një thike dhe vendosini të pastra në një enë të ftohen.

Ndani disa prej tyre veçmas për dekor dhe pjesën tjetër kalojeni në një mikser dhe përzieni derisa gështjenat të jenë bluar të gjitha në formën e pluhurit.

Lërini ato mënjanë dhe ndani të verdhat me të bardhat e vezëve.

Fotoilustruese

Të verdhat rrihini me një pirun duke shtuar aty edhe sheqerin.

Teksa përzieni që sheqeri të shkrijë shtoni gështenjat e bluara, pak rum nëse dëshironi dhe në fund miellin duke e situr.

Përzieni me një rrahës elektrik (mikser) derisa të formoni një masë kremoze e pa kokrriza.

Tani shkrini çokollatën me pak gjalpë dhe kur të jetë kremoze shtojeni tek brumi që përgatitët më parë.

Me rrahëset elektrike përzieni edhe të bardhat e vezëve derisa të formohet shkuma karakteristike e tyre.

Fotoilustruese

Shtojani sërish brumit duke përzier me një spatula nga poshtë lart derisa e gjithë masa të jetë homogjene.

Në fund shtoni fryrësin për ëmbëlsira duke e situr me kujdes, përzieni dhe një herë të fundit dhe zgjidhni një tavë pjekje.

Lyeni me pak gjalpë një tavë 22 me 15 cm dhe shtoni brumin e kekut si zakonisht.

Tundeni pak tavën në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit dhe brumi të përhapet mirë në tavë.

Më pas futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë dhe kujdesuni sepse nevojiten 30 minuta për pjekjen e kekut.

Kur të jetë fryrë dhe pjekur brenda, nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak dhe spërkateni sipër me kakao e në mes vendosni 2-3 gështenjat që latë mënjanë në fillim apo sheqer pluhur.

Fotoilustruese

Sipas dëshirës kur ta sërvirni mund t’i shtoni edhe pak mjaltë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika