KEK: Ndalet puna e njësisë B2 të termocentralit Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kosova B

korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është ndaluar puna e Njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B”, për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit.

KEK-u përmes një njoftimi ka njoftuar të mërkurën se procesi i sanimit të gypave të dëmtuar do të zgjasë deri në 48 orë, derisa tha se ka arritur të sigurojë rreth 5000 megavat energji elektrike nga burime të jashtme “që përfaqëson 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”.

Korporata Energjetike ka njoftuar se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur rrjedhje ishte më 4 dhjetor të vitit të kaluar. Ndalja u tha se ishte e domosdoshme për të parandaluar pasoja më të mëdha.

“Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme. Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut,

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika