Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.
Në njoftim bëhet e ditur se tarifat e aprovuara për këtë periudhë për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h, për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h.
Në njoftim thuhet edhe se KEK është kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon, dhe se, tarifat e këtij prodhuesi kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.