KEK njofton se rikthehen në prodhim të plotë njësitë B2 dhe A3

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B2 dhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila po ashtu, është kthyer në prodhim

Ilustrim

Të enjten e 1 shtatorit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës, ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B2, njësi kjo e cila tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.

“Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, kjo njësi, gjithashtu, është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Po ashtu, Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me përkushtim që t’i përfundojë edhe remontet e rregullta në njësitë e tjera konform planit në mënyrë që deri në fillim të sezonit dimëror të operojë me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h.

Ndërkaq më 29 gusht, KEK kishte njoftuar se rikthimi i njësisë A3 do të bëhet më 31 gusht, rikthim ky që do të bëhet pas inspektimit të saj.

Po ashtu, kishte bërë të ditur se përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, ata kanë arritur të sigurojnë rreth 70 për qind të energjisë, si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A3.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A3 pritet të përfundojë më 31 Gusht 2022 dhe menjëherë do të fillojë sanimi i kësaj njësie për kthim në punë. Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A3”, ka shkruar KEK-u.

Ndërsa më 14 gusht, KEDS-i kishte njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Ndërsa një ditë më pas, më 15 gusht, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Nga ministria është thënë se kjo është arritur falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, qytetarët që nga ajo ditë kanë pasur reduktime të energjisë elektrike.

KEK: Inspektimi i bllokut A3 pritet të përfundojë më 31 gusht, menjëherë më pas fillon sanimi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika