KEK-u del me njoftim: Ngritet siguria e operimeve në njësitë prodhuese

KEK-u ka njoftuar për ngritjen e operimeve të njësiteve prodhuese kështu duke bërë të ditur se njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor që nga sot ( e marte) deri më 15 nëntor

Ilustrim





Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka një ngritje të sigurisë së njësive prodhuese.

KEK ka bërë të ditur se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE) dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor, 8-ditor duke filluar nga sot (e martë) deri më 15 nëntor.

“Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit.

Ndryshe, të martën e 8 nëntorit, me 65 vota për është miratuar zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë vendim u zhvillua seancë e jashtëzakonshme për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Rizvanolli ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar në këtë vit “ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6%” për të cilin ka theksuar se është trend pozitiv për tejkalim të krizës energjetike sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Ndryshe, të martën e një nëntorit, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji për 30 ditët e ardhshme, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Miratohet zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji

 





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika