KEK-u liron nga detyra Nagip Krasniqin

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim që të lirojë nga detyra ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se ka liruar nga detyra Nagip Krasniqin dhe ka njoftuar se konkursi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv do të hapet ditëve në vijim.

Sipas njoftimit, gjatë mbledhjes së mbajtur dje janë marrë dy vendime, ku njëri prej tyre ishte lirimi nga detyra i tashmë ish-kryeshefit ekzekutivit, Nagip Krasniqi.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen edhe procedurat për shpalljen publike të konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e ushtrim të ndikimit.

Ai u arrestua më 19 prill të vitit 2023 dhe më 25 prill 2023 është pezulluar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Ndërsa në shtator ai ishte liruar nga paraburgimi, por të njëjtit i ishte ndaluar t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika