Kelmendi: Kemi rezistencë 80 vjeçare të palestinezëve

Gëzim Kelmendi, kryetari i partisë “Fjala”, ka thënë se kjo që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës paraqet vazhdimësinë e rezistencës 80 vjeçare të popullit palestinez

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës ka thënë se paraqesin një vazhdimësi të rezistencës së popullit palestinez, pothuajse 80 vjeçare.

“Ngase nga viti 1947 kur zyrtarisht është bërë ndarja e shtetit të Palestinës, nga ai vit pothuajse 80 vite populli palestinez është ballafaquar me dhunë, terror, gjenocid, pushtim të pronës, arrestime, vrasje të civilëve në veçanti dhe kjo çfarë ka ndodhur të shtunën  paraqet një rezistencë të popullit palestinez për rikthimin e lirisë së humbur dhe rikthimin e tokave të pushtuara”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se për 80 vite regjimi i Izraelit ka terrorizuar e persekutuar popullatën palestineze civile.

“Një popull nuk i nënshtrohet një agresori pavarësisht çmimit që mendon ta paguajë”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika