Kemi Badenoch bëhet liderja e parë me ngjyrë e Partisë britanike Konservatore

Kemi Badenoch është bërë liderja e re e konservatorëve dhe gruaja e parë me ngjyrë në krye të kësaj partie të madhe politike në Britani të Madhe

Kemi Badenoch është bërë liderja e re e konservatorëve dhe gruaja e parë me ngjyrë në krye të kësaj partie të madhe politike në Britani të Madhe.

Ajo e ka fituar garën me premtimet për ta kthyer partinë në parimet themelore.

Badenoch, 44-vjeçare, zëvendëson ish-kryeministrin Rishi Sunak, dhe është zotuar për ta udhëhequr partinë në një periudhë rigjenerimi, pas humbjes në zgjedhjet e përgjitshme të korrikut në Britani.

Në krye të Partisë Konservatore, Badenoch pritet të sfidojë, çfarë quan ajo, të menduarit institucionalist të majtë, dhe që është koha të mbrohen parimet e fjalës së lirë dhe tregut të lirë.

Badenoch është liderja e pesë e konservatorëve prej mesit të vitit 2016.

Ajo i ka fituar 57 për qind të votave brenda partisë, në rundin e fundit të garës që ka zgjatur një muaj.

Ajo e ka mposhtur në fund ministrin për Imigrim, Robert Jenrick, i cili i ka fituar 43 për qind të votave.

Kryeministri laburist i Britanisë, Keir Starmer, e ka mirëpritur fitoren e saj, duke thënë se “liderja e parë me ngjyrë e një partie të Uesministerit, përbën moment krenarie për shtetin tonë”.

Vetë Badenoch ka thënë publikisht se nuk preferon të ketë fokus në racën e saj.

E pyetur në Partinë Konservatore më herët gjatë viti se si do të ndihet nëse bëhet gruaja e parë me ngjyrë në krye të partisë, ajo ka thënë se dëshiron që “ngjyra e lëkurës të mos ketë më shumë rëndësi sesa ngjyra e flokëve apo e syve”.

Me një fillim jo shumë të lehtë të laburistëve në udhëheqje të shtetit, disa konservatorë besojnë secilën herë e më shumë se mund të kthehen në pushtet në zgjedhjet e radhës, që do të duhen të mbahen më 2029./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika