“Kemi pritur mjaft, është koha për paqe” thonë qytetarët në Veri

Si të gjithë të tjerët, edhe qytetarët në Mitrovicën e Veriut janë në pritje të përfundimit të takimit në Bruksel midis krerëve të dy shteteve fqinje, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Mitrovica e Veriut

Grafitet e vendosura dhe patrullat e Policisë, janë pamjet që po e shoqërojnë Mitrovicën Veriore gjatë së enjtes së 18 gushtit.

Të heshtur por në numër më të madh të qarkullimit, sheshi kryesor në këtë pjesë po presin një sinjal nga Brukseli.

Grafiti me mbishkrimin “Mos u brengosni, këtu jemi”, në Veri të Mitrovicës

“Është treni i fundit për të ndryshuar gjendjen dhe jetën tonë”, thotë Skender Sadiku, zyrtar në Komunën e Mitrovicës Veriore.

“Kemi pritur mjaft, është momenti i fundit që të gjendet një zgjidhje dhe të kemi paqe edhe ne si komunitet”, vazhdon rrëfimin Sadiku.

Pamje aktuale nga Mitrovica e Veriut

Se është bërë boll me situatën e tensionuar në këtë pjesë tash e dy dekada e thonë edhe qytetarët e tjerë të Veriut.

Gjatë ditës është mbajtur takimi i dytë i nivelit të lartë në Bruksel në tentim për të arritur një marrëveshje.

Tashmë ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh në Bruksel, midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian.

Takimi në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Sipas REL, do të ketë takime dypalëshe midis liderit të Kosovës dhe atij të Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së.

Kjo me qëllimin që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pak para takimit trepalësh, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë të enjten se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Borrelli ka shkruar se pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që në takimin e sotëm në Bruksel të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Ndërkaq, disa afishe në gjuhën serbe me mbishkrimin, “Mos u brengosni, këtu jemi”, janë parë në sheshin “Car Llazar”, në Veri të Mitrovicës.

I shkruar me ngjyrat e flamurit serb, këtij mbishkrimi në rrugët e të njëjtit shesh, i është bashkëngjitur një emblemë me mbishkrimin “Brigada e Veriut”.

I njëjti vjen pikërisht në ditën kur po mbahen takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Serbët në Veri shkruajnë grafite me mbishkrimin, “Mos u brengosni, këtu jemi”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika