Kenia: William Ruto fiton zgjedhjet presidenciale

Tensione të situatës kanë ndodhur në Kenia pas zgjedhjes së presidentit të ri William Ruto, i cili kishte qenë zëvëndëspresident për 10 vite. Disa e kanë cilësuar votimin si "jotransparent"

Foto nga përleshja pas akuzave për manipulim votash

Zëvendëspresidenti, William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Kenia duke mposhtur ngushtë rivalen e tij, Raila Odinga.

Ruto ka arritur të sigurojë 50.5% të votave, sipas rezultateve zyrtare, njoftim ky që u vonua mes përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash nga fushata e Odinga.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan të mbështesin rezultatin, duke thënë se ai ishte “jotransparent”, transmeton “BBC“.

“Ne nuk mund ta marrim pronësinë e rezultatit që do të shpallet për shkak të natyrës jotransparente të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme,” tha Juliana Cherera, nënkryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor dhe Kufijve (IEBC).

“Ne do të japim një deklaratë gjithëpërfshirëse… dhe përsëri u bëjmë thirrje kenianëve të ruajnë qetësinë. Ekziston një derë e hapur që njerëzit mund të shkojnë në gjykatë dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë,” tha ajo.

Ndërkaq, agjenti i partisë së  Odinga më herët pretendoi se kishte “parregullsi” dhe “keqmenaxhim” në zgjedhje.

Kjo ishte hera e parë që Ruto, 55 vjeç, kishte kandiduar për president. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, por u përplas me Presidentin, Uhuru Kenyatta, i cili mbështeti Odingan për ta pasuar rolin e tij.

Kryetari i komisionit zgjedhor, Wafula Chebukati tha se ai kishte kryer detyrën e tij pavarësisht kërcënimeve.

“Kam bërë betimin për t’i shërbyer këtij vendi dhe e kam kryer detyrën time në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha ai.

“Ne kemi ecur në rrugëtimin për të siguruar që kenianët të kenë një zgjedhje të lirë të ndershme dhe të besueshme. Nuk ka qenë një udhëtim i lehtë – tani dy nga komisionerët e mi dhe CEO janë plagosur.” ai shtoi.

Në fjalën e tij, Presidenti i zgjedhur, Ruto falënderoi komisionin zgjedhor për mbikëqyrjen e zgjedhjeve gjersa theksoi se donte të ishte president i të gjithëve dhe që vendi të fokusohej në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika