Keqpërdorën kartelat e personave me aftësi të kufizuara, arrestohen nënë e bir në Deçan

Nëna dhe djali janë arrestuar dje në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi dyshohet se për qëllime të dobisë pasurore për vete ia kanë keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara në shtëpinë e komunitetit dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve më saktë pensioneve

Në këtë ndërtesë marrin ndihmë personat me aftësi të kufizuara mendore.

Megjithatë disa pacientë këtu, dyshohet se u mashtruan nga udhëheqësja e kësaj qendre së bashku me djalin e saj.

Prapa meje gjendet shtëpia e shëndetit mendor në komunën e Deçanit, drejtoresha e kësaj qendre është arrestuar një ditë më herët së bashku më djalin e saj, nën dyshimet se kanë keqpërdorur disa kartela bankare të pacientëve.

Kurse këtë të shtunën Policia e Kosovës dha detaje shtesë.

“Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve”. -Policia e Kosovës.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës thanë se hetimet për këtë rast kanë filluar qysh nga viti i kaluar.

”Nga muaji korrik i vitit të kaluar janë zhvilluar hetime intenzive, përmes teknikave të veçanta hetimore, ku kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për të cilat do të shërbejnë në këtë procedurë penale dhe do dëshmohet fajësisa e personave të pandehur”, ka thënë Shkodran Nikqi, Zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Për këtë rast Policia me urdhër të Prokurorisë ka kryer bastije në tri lokacione ku janë gjetur armë të cilat janë sekuestruar.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale dhe do kërkoj pezullimin nga puna.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika