Keqpërdorim me kontratë, spitali rajonal i Ferizajt i harruar

Spitali rajonal i Ferizajt që nisi të ndërtohet në vitin 2018, tash e dy vite për të janë ndërprerë punimet. Shkas për këtë janë keqpërdorimet që janë bërë nga kompania kontraktuese





Tabela njoftuese me emrin e kompanisë dhe të punëdhënësit vazhdon të jetë e vendosur ndonëse objekti duket si një gërmadhë.

Është ky objekti i nisur për Spital të Ferizajt por që ka mbetur në gjysmë.

Për ndërtimin e këtij spitali projektet filluan që nga viti 2013 ani pse gurthemeli u vu në vitin 2018.

Deri në vitin 2020 gjërat kanë shkuar sipas planifikimit dhe në përputhje me kontratën por plani që ai të hapet me 15 qershor të 2021-s, nuk u realizua kurrë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar për arsyet që iu dhanë atij për këtë.

“U ndryshuan shumë qeveri dhe ndryshuan edhe investimet dhe u hapën çështjet për atë kontratë dhe në fund edhe u ndërpre kontrata. Ishte paraparë të hapej më 15 qershor ditën e shëndetësisë në Ferizaj”, ka thënë Agim Aliu.

Aliu shton se kishte dyshime që kompania nuk përfilli kontratën duke përdorur më pak material ndërtues.

Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë e shkëputi kontratën me kompaninë “Arbëria Com”, duke angazhuar një grup ekspertësh nga Fakulteti i Ndërtimtarisë për të verifikuar punët e bëra.

Televizioni ka provuar të flasë edhe me përfaqësues të kësaj kompanie por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, në gjendjen aktuale, kryetari i Ferizajt, që ka mbi 108 mijë banorë, shpjegon vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët në mungesë të Spitalit.

“Çështjet që kanë qenë kontestuese ka qenë kontrata për çështje teknike dhe i gjithë debati është zhvendosur në teren politik pa nevojë. Tash është shkëputur kontrata dhe ka mundësi që të ndiqen procedura ligjore. Krejt procedurat janë bërë nga ministria e Shëndetësisë. Kapaciteti aktual është i një QKMF-je dhe është vështirë të menaxhohet situata”, shtoi Aliu.

Ministria e Shëndetësisë ndërkaq nuk ka kthyer përgjigje për televizionin rreth fazës në të cilën është aktualisht kjo çështje.

Por, organizata joqveritare “Avonet”, ka disa informata jozyrtare për këtë kontratë.

“Sipas informatave që kemi është një mosdakordim i mirë i spitalit dhe kjo ka shkaktuar që të ndërpriten punimet poashtu dyshohet se ka keqpërdorim të mjeteve të destinuar për këtë spital”, ka thënë Kenan Gashi nga OJQ “Avonet”.

Në vitin 2018, për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, Ministria e Shëndetësisë ndau 11 milionë euro.

Në buxhetin për shëndetësi, Qeveria nuk ka ndarë fond të veçantë për ndërtimin e Spitalit të ri në Ferizaj mirëpo janë bartur 1,1 milion euro nga buxheti i ndarë në vitin 2021.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika