Keqtrajtimi i 3 vjeçares në Gjilan, 30 ditë paraburgim logopedit Iljasa Fazliu

Logopedit Iljasa Fazliu i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Fazliu dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij me një 3 vjeçare me autizëm. Përveq Fazliut, masën e paraburgimit gjykata u ka caktuar edhe dy familjarëve të viktimës të cilët pas rastit e kishin sulmuar fizikisht logopedin

Gjykata Themelore në Gjilan

Në spitalin e Gjilanit, përveç familjarëve, një prej pacientëve e ka vizituar edhe një gjyqtar i Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Pacienti ka qenë i Iljasa Fazliu, logopedi i dyshuar për keqtrajtimin e 3 vjeçares me autizëm.

Pas seancës së pazakontë, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa detaje janë dhënë në njoftimin e Gjykatës për rastin e rëndë.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në  keqësimin e gjendjes  shëndetësore të fëmijut”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Masë e ngjashme nga gjyqtari i procedurës paraprake, është shqiptuar edhe për dy të dyshuarit për sulmin fizik ndaj tij, njëri prej të cilëve, prindi i 3 vjeçares.

Ndonëse logopedi, mbanë pozitë udhëheqës brenda Shërbimit Spitalor të Kosovës, pas publikimit të rastit, u kuptua se i njëjti nuk kishte as licencë pune, e për një situatë të tillë, janë deklaruar edhe nga Oda e Mjekëve, pas qëndrimit për rastin nga SHSKUK-ja.

“Është për keqardhje reagimi i vonshëm i menaxhmentit të SSHKUK-së, duke fajësuar Odën e Mjekëve dhe Infermierëve. Duhet ta dinë ata se e kujt është përgjegjësia. Oda e  mjekëve lëshon licenca dhe në këtë raste ai se pari nuk është mjek. E dyta në bazë të të gjitha ligjeve në fuqi,  institucionet janë të detyruara të mbajnë të kompletuara dosjet e  punëtorëve të tyre”, ka thënë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odë së Mjekëve të Kosovës.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odë së Mjekëve të Kosovës

Përgjegjësi për rastin nga institucionet, kanë kërkuar edhe Shoqata për të Drejtat e Pacientëve.

“Aty pamë që ky I ashtuquajtur logoped ka një ordinancë që nuk ka licencë, kjo tregon se inspektorati shëndetësor nuk është aktivë për të parë në teren. Ai është avancuar në QKUK,  pa licencë fare. Unë kërkojë që të shkaktohet dhe të merren  masa ndaj komisionit që e kanë pranuar në punë”, Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë

Ndërkohë, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka ngritur dyshime të tjera në reagimin e tyre për rastin.

Duke bërë thirrje që të hetohet urgjentisht e në detaje rasti i fundit, ata kanë përmendur mundësinë që i njëjti, të ketë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika