Kërçeli: Deri në 15 mijë euro për ditë pune, komuna e Prishtinës do ta paguajë konsorciumin për shërbime rreth “Arkitektit të Kryeqytetit”

Deri në 15 mijë euro për një ditë pune në tri vjet radhazi, komuna e Prishtinës pritet ta paguajë konsorciumin e përbërë nga dy kompanitë private “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” për shërbime rreth "Arkitektit të Kryeqytetit"

Ilir Kerçeli

Shefi i stafit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka njoftuar se deri në 15 mijë euro për ditë pune, komuna e Prishtinës pritet ta paguajë konsorciumin e përbërë nga dy kompanitë private “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” për shërbime rreth “Arkitektit të Kryeqytetit”.

Kështu ka thënë ai në një postim në Facebook, ku ka theksuar se kjo pagesë vlen për tri vjet radhazi.

“Deri në 15 mijë euro për një ditë pune në tre vjet radhazi, Komuna e Prishtinës pritet ta paguajë konsorciumin e përbërë nga dy kompanitë private “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” për shërbime rreth ‘Arkitektit të Kryeqytetit’”.

“Arkitekti i Kryeqytetit” është një shërbim i cili do t’i vihet në punë administratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për realizimin e projekteve arkitekturore në Prishtinë.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika