Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK në Shqipëri 

Shqipëria është kërcënuar nga shteti i Iranit me sulm fizik pas atyre kibernetike, për shkak të strehimit të rreth 3 mijë anëtarëve të opozitës iraniane

ilustrimi

 





Irani e ka ashpërsuar gjuhën kërcënuese ndaj Shqipërisë, dhe pas sulmeve kibernetike  tani po pretendon se ka aftësi dhe pajisje ushtarake nëpërmjet të cilave mund ta sulmojë fizikisht Shqipërinë.

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli portalit Iranian “Front Page” (Faqja e parë), ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane raporton TopChannel, transmeton Portali Dukagjini.

Portali Iranian e ka cituar faqen zyrtare të Ministrisë e Inteligjencës e cila ka pretenduar se shteti iranian ka në posedim dronët që kanë aftësi të kryejnë sulme edhe në Shqipëri.

“Dronët iranianë dhe sistemet e raketave nuk janë të limituara në aspektin gjeografik për sa i përket vendeve fqinje. Irani ka në dispozicion kapacitete, posaçërisht dronë, të cilët me lehtësi mund të sulmojnë bazën e MEK në Tiranë. Irani ka dronë luftarakë të cilët mund të udhëtojnë përtej distancës Iran-Shqipëri”.

“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”.

Në vitin 2016 Shqipëria i kishte strehuar 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane dhe kjo është arsyeja e sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me dronë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika