Kërcënimet e Vuçiqit, Mehaj: I rikujtoj presidentit serb, se Kosova është shumë herë më fortë se ajo e viteve 98-99

Ditëve të fundit presidentit serb i ka bërë disa kërcënime kundrejt Kosovës. Për këtë, Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka rikujtuar atij se shteti i Kosovës është shumë herë më fortë se ajo e viteve 98-99

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për kërcënimet e presidentit serb ndaj Kosovës, ka thënë se janë permanente dhe përbejnë dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar.

Mehaj i ka rikujtuar presidentit serb, se Kosova është shumë herë më fortë se ajo e viteve 1998-1999, dhe mbi të gjitha në ndërtimin e kapaciteteve të saj ushtarake.

“Armatosja e kësaj të fundit nga armët me moderne, janë dëshmi me e paktë se shteti i jonë është me i fortë se sa duket në pamje të parë. Po ashtu, forcimi i Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera të sigurisë, tregon pjekurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës karshi sovranitetit të saj”, ka shkruar Mehaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes i ka siguruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që siguria në vend është në nivelin më të mirë të mundshëm, dhe se sipas tij, kjo falë rritjeve të kapaciteteve të ushtrisë, policisë dhe organeve të shërbimeve intelegjente të Kosovës.

“Qytetaret tonë, duhet të flenë të qetë ashtu siç e tha miku im e miku i madh i Kosovës, ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Kosova është me fat se krah asaj ka miqtë e saj të prire nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-së. Sa i takon anëtarësimit të Serbisë në NATO, mendoj se ajo patjetër duhet të anëtarësohet në NATO dhe të largohet nga orbita e orientimit rus”, ka shkruar ai.

Sipas Mehajt, kërcënimet e Serbisë për Kosovën janë me qëllim të dëmtimit ekonomik të vendin tonë, duke shtuar se përpjekja për të qenë pjesë e NATO-s do të jetë e pandalshme.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika