“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, Ibishi: Strukturat politike të jenë më të përmbajtura me deklarata të tilla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç sipas tij, është në rritje edhe demokracia e saj.

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka shkruar për kërcënimet për luftë në Evropë, duke thënë se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë, po aq sa Serbisë.

Në lidhje me këtë, ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, në emisionin “FIVE” ka thënë se akterët politikë duhet të jenë të kujdesshëm me deklarata të tilla, pasi populli i Kosovës ka përjetuar një luftë e cila ka pasur pasoja dhe “situata nuk është me rrezikshmëri” ashtu siç po deklarohet.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e vampirume politika serbe, është një aktivitet i paparë, krejt kjo lidhet me situatën dhe çështjen e luftës në Ukrainë. Ne jemi nën ombrellën e NATO-s, çështja territoriale i takon NATOS, KFOR-it, ndërsa rasti i Banjskës është çështje aktuale, mund të ndodhë çdoherë, madje edhe kur nuk jemi nivel të detyrës që ata të organizojnë gjëra të tilla. Strukturat politike duhet të jenë të përmbajtura, populli ka përjetuar luftë, e din qysh janë. Nuk është rrezikshmëria për të cilën po flitet”, ka deklaruar Ibishi.

Sipas tij, kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës nuk janë të befasishme, pasi siç thotë ai Serbia ka proklamuar një politikë kontinuele ndaj Kosovës.

Ai thotë se armatimi i Serbisë nuk duhet ta frikësojë Kosovën pasi NATO-ja është këtu.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç “është në rritje edhe demokracia e saj”.

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin, ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka përshkruar sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se trupa paraushtarake serbe të armatosura rëndë erdhën nga Serbia.

“Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në muajin shtator, trupat paraushtarake serbe, të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që Qeveria e SHBA-së e quajti përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë vitin e kaluar, nga 3770 në 4500.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika