“Kërcënimi” i serbëve në “Deklaratën e Vidovdanit” – ose të kemi Asociacionin, ose në të kundërtën “ne dimë çka duhet bërë”

Qytetarë serbë në Kosovë kanë prezantuar një dokument të quajtur "Deklarata e Vidovdanit", në të cilin kërkojnë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nëse nuk realizohet kjo kërkesë, ata kanë thënë se e kanë të qartë se si do të veprojnë

Protesta e serbëve në Graçanicë, 27 qershor 2023.

Qytetarët serbë u mblodhën sot në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, ku u prezentua një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”. Në deklaratë thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës. Ka ardhur koha – “ose Asociacioni ose serbët do të dijnë çfarë do të bëjnë”, u tha gjatë leximit të deklaratës.

Nga Beogradi, që nga java e kaluar është paralajmëruar miratimi i deklaratës së serbëve nga Kosova. Në ndërkohë, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte konfirmuar se serbët do të ndërmarrin “hapa aktivë për Vidovdan, pa specifikuar se çfarë do të jenë, por me shënimin se “në Vidovdan mund të dihet gjithçka”.

Këto paralajmërime sot u jetësuan para qytetarëve serbë të mbledhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, u prezantua një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.

Teksti i këtij dokumenti, që përmban pesë pika, ku në të fundit thuhet se “në Vidovdan shihet gjithçka”, është lexuar nga ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq.

“Dhjetë vjet presim të drejtën për një jetë të denjë për njeriun në shekullin 21 dhe mbijetesën tonë në këto hapësira[në Komunat me shumicë serbe]. Është moment që e vërteta të dalë në pah, dhe në këtë VIDOVDAN haptas të thuhet se a do të kemi Bashkësinë e Komunave Serbe?. Në të kundërtën, e dimë çka duhet bërë”, kanë thënë serbët në “Deklaratën e Vidovdanit”, e cila është lexuar nga ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq.

Ai tha se janë mbledhur në prag të një feste të rëndësishme, për t’i treguar botës se serbët jetojnë në kushte dramatikisht të vështira.

Mes të tjerash, u përmendën arrestimet e fundit të personave, që akuzohen për “shkelje të rendit kushtetues”, si dhe për sulme ndaj misionit të NATO-s, KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika