Kërcënohet redaksia e mediumit “Periskopi”, AGK-ja kërkon hetim nga Prokuroria

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se redaksia e portalit “Periskopi” është kërcënuar pasi kishte shkruar një artikull me titullin "Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare"

Një gazetar nga mediumi “Periskopi” ka raportuar se redaksia e tyre ka marrë një e-mail kërcënues, pas publikimit të një artikulli me titullin “Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare”.

Siç ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), mesazhi kërcënues kërkon largimin e artikullit me një “porosi” për gazetarët.

“Ju gazetarë kujdes me shkrime, sepse shumë gazetarë po uu heqin kryet për shkrime ose po ua zajnë peng familjarët. Ma mirë duaje pa problem, sepse paratë për klikime janë me probleme familjare”, shkruhet në një pjesë të mesazhit.

AGK-ja ka reaguar ndaj këtij kërcënimi dhe ka ftuar Policinë e Kosovës të hetojë menjëherë kërcënimin dhe t’i ndërmarrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve të “Periskopi”.

AGK gjithashtu ka ftuar Prokurorinë dhe organet e drejtësisë të Kosovës që të bëjnë punën e tyre për të trajtuar rastin dhe për të garantuar lirinë dhe sigurinë e medias në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika