Kërcënoi policët duke u thënë “do ta paguani me jetë”, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në Prizren është arrestuar të mërkurën. Ai dyshohet se ka kërcënuar policët të cilët e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik duke u thënë, “do ta paguani me jetë”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në Prizren.

Ai dyshohet se ka kërcënuar policët të cilët e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik duke u thënë “do ta paguani me jetë”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti në raportin e policisë është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika