Kërcënon Daçiq pas aksionit të policisë në veri: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq

Gjatë aksionit të 20 majit, Policia e Kosovës tha se mbylli gjashtë objekte të Bankës Postare Kursimore, pasi sipas saj, ato vepronin paligjshëm në veri të vendit.

Zëvendëkryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, sipas një njoftimi të qeverisë serbe, thotë se Albin Kurti, duke bastisur degët e Bankës Postare Kursimore të Serbisë, po vazhdon kinse “terrorin ndaj popullit serb në Kosovë”.

“Kurti vazhdon terrorin e tij kundër popullit serb në Kosovë duke bastisur degët e Bankës Postare Kursimore, deri kur komuniteti ndërkombëtar do ta tolerojë dhunën ndaj serbëve?,” ka thënë Daçiq.

E, sipas Daçiq, ky aksion po shkon drejt konflikteve të reja në Ballkan.

“Për Kurtin nuk ia vlen të flitet, por nëse bashkësia ndërkombëtare nuk vjen në vete, e gjithë kjo do të çojë në konflikte të reja në Ballkan me pasoja të pallogaritshme”, paralajmëroi Daçiq.

E, po ashtu, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar në lidhje me këtë aksion duke e quajtur akt barbar.

“Kujt dhe pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Për shkak të çekut. Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? Apo asgjë nuk iu lejohet”, tha Vuçeviq, përcjell N1, raporton Dukagjini.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika