Kërkesa e Francës për vizat gjen mbështetje edhe tek shtetet e tjera të BE-së

Çekia ka pranuar edhe zyrtarisht nga Franca kërkesën që Kosovës t’ia shtoj si kusht të ri për liberalizimin e vizave, funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Këtë kërkesë të Francës raportohet ta kenë mbështetur edhe Holanda, Belgjika, Suedia dhe Spanja. E në rast se Kosovës do t’i vendoset ky kusht i ri, profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare tregojnë se procesi i liberalizimit të vizave do të bëhet i paparashikueshëm

Foto ilustrim

Kërkesën e Francës që Kosovës t’i shtohet edhe një kusht i ri për liberalizimin e vizave, tashmë e ka pranuar edhe zyrtarisht Çekia, shtet i cili po udhëheq Presidencën e Këshillit të BE-së.

Franca po kërkon që Kosovës të mos i hiqen vizat pa vënë në funksion sistemin për siguri në Evropë, ETIAS.

Mirëpo, përveç kësaj, Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjatë ditës se kërkesën e Francës janë duke e mbështetur edhe disa shtete të tjera, mes tyre Holanda, Belgjika, Suedia dhe Spanja.

Pavarësisht zhvillimeve, profesori Dritëro Arifi beson se nëse ekziston gatishmëria për liberalizim, atëherë kjo kërkesë mund të largohet.

Dritëro Arifi – Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

“Ata edhe nëse mund ta kenë aprovuar kërkesën e Francës, mirëpo në rastin e Kosovës, ata munden që këtë çështje ta anashkalojnë dhe t’i kërkojnë Kosovës që në ndërkohë ta bëjë këtë sistem, por që vizat të liberalizohen. Nëse na e bëjnë kusht këtë, atëherë i bie që ata nuk po dëshirojnë fare që t’i largojnë vizat për Kosovën”, ka thënë Arifi.

Profesori Arifi thekson se nëse ky kusht nuk largohet, procesi bëhet vështirë i parashikueshëm.

“Akoma as në vendet e BE-së nuk është ky sistem në fuqi, tek në vitin 2023 futet në fuqi. Tash imagjino sa procedura mund të shkoj dhe sa kohë merr, mandej kjo është e paimagjinueshme. Nëse këta nuk lëvizin në drjetime pozitive me çështjen e vizave, mendoj që atëherë do të jetë procesi i paparashikueshëm”, ka theksuar ai.

Optimist për liberalizim pa heqje të kushtit për funksionksionalizim të sistemit Etias, nuk është as njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri.

Dorajet Imeri – Analist

“Nëse këto do të dalin si kërkesa zyrtare nga ana e BE-së, atëherë kjo tregon se shpresa për të pasur një liberalizim të vizave për një periudhë të shkurtë kohore, atëherë janë minimale”, është shprehur Imeri.

Grupi Punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për vizat do të mblidhet përsëri me 9 dhe 10 nëntor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika