Kërkesa e ministrit Peci për punëtorët e ministrisë, Zymberi: E tmerrshme, e turpshme vetëm ta dëgjosh

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civilë, për kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për punëtorët e ministrisë ka thënë se kjo është "e tmerrshme, e turpshme vetëm ta dëgjosh e jo ta provosh ta zbatosh”

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civil, në një lidhje direkte në emisionin "Rreth e Rrotull" në RTV Dukagjini, më 02.11.2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, u ka kërkuar punëtorëve të ministrisë vërtetime mbi të kaluarën kriminale.

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civilë, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, për këtë çështje ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ministritë e kanë shkëputur “dialogun social”, dhe se nuk komunikojnë fare me sindikatat e nuk ua dëgjojnë kërkesat e  tyre.

Murseli, kërkesën e ministrit e ka cilësuar si “të tmerrshme, të turpshme vetëm ta dëgjosh e jo ta provosh ta zbatosh”.

“Në këtë rast nuk jam i informuar nga ana e Qeverisë për këtë fantanë kërkesë nga ministri Peci, që realisht është e turpshme me e përmendë një tillë, e aq më tepër të provojë të kushtëzojë shërbyesit civilë që t’i sjellin certifikimet që nuk janë nën hetime”, ka thënë Zymberi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika