Kërkesa e O’Brien, Berisha: Kurti dhe Osmani e dinë që për anëtarësim në KiE duhet themelimi i Asociacionit

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, lidhur me kërkesën e diplomatit amerikan, James O’Brien, për përparim në themelimin e Asociacionit ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani e dinë që për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet themelimi i Asociacionit

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini/25.04.2024

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, për takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se kjo është vazhdimësi e angazhimeve evropiane dhe amerikane që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të merr drejtimin e duhur.

“Politika perëndimore e cila në parim njeh marrëveshjet dhe i zbaton, tashmë përballet me politikën lindore që përfaqësuese është Serbia që nuk zbaton marrëveshjet, e që tashmë fatkeqësisht edhe Kosova ka një logjikë lindore në të cilën nënshkruan marrëveshje dhe nuk i zbaton”, ka thënë Berisha në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ndërsa për kërkesën e O’Brien ndaj Kurtit që të ketë përparim në themelimin e Asociacionit, ish-zv.ministri i Jashtëm është shprehur se tashmë po duket sikur Kosova po i bën “konkurrencë” Serbisë sa i përket dekonstruktivitet në raport me fuqitë perëndimore.

“Ajo që i është bërë qartazi presidentes dhe kryeministrit para votimit në Parlamentin Evropian ka qenë se hapi ndërmjet votimit dhe vendimit të ministrave të Jashtëm duhet të jetë Asociacioni”, ka theksuar ai.

Sipas tij, këtë e kanë ditur kryeministri, Albin Kurti e presidentja, Vjosa Osmani dhe tashmë jemi në një fazë të tillë ku politika perëndimore është e detyruar që t’i kushtëzojë palët, në këtë rast Kosovën.

Berisha ka theksuar se përpjekja e diplomatit amerikan, James O’Brien, në këtë rast është që Kosova ta zbatojë marrëveshjen, përndryshe sipas tij, do të ketë hapa vijues në atë që i kemi quajtur si “masa ndaj Kosovës”.

Kujtojmë që ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka diskutuar dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo më shumë: O’Brien i kërkon Kurtit përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Në një postim në platformën X, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian (BE).

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika