“Kërkesa për dëshmitarë katolikë kundër Thaçit”, avokati i tij: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

"Çështja tjetër  që është shqetësuese ka të bëjë me ndikimin e dëshmitarëve që ka të bëjë me klientin tim, Hashim Thaci. Ka shumë artikuj që janë botuar në Prishtinë, që janë transmetuar në lajme, në intervista, që një person shqiptar në gjermani është takuar apo kontaktuar nga Qeveria e Ksovoës, thuhet që ky person në Gjermani, është kërkuar të gjejë katër dëshmitarë katolikë të japin dëshmi kundër Hashim Thaçit"

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Gjatë seancës së parë pas pushimi trejavor, Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën mbrojtëse të tij e ka përmendur një intervistë të transmetuar nga gazetari Berat Buzhala në “Nacionale”, ku personi me emrin Ndue Gjini kishte pretenduar se “personalisht Ridvan Muharremi më kërkoi të gjejë katër katolikë që të dëshmojnë në Hagë kundër Hashim Thaçit”.

Sipas avokati të Thaçit, kjo është një çështje shqetësuese dhe një ndërhyrje në procesin e drejtësisë.

“Çështja tjetër që është shqetësuese ka të bëjë me ndikimin e dëshmitarëve që ka të bëjë me klientin tim, Hashim Thaci. Ka shumë artikuj që janë botuar në Prishtinë, që janë transmetuar në lajme, në intervista, që një person shqiptar në gjermani është takuar apo kontaktuar nga Qeveria e Ksovoës, thuhet që ky person në Gjermani, është kërkuar të gjejë katër dëshmitarë katolikë të japin dëshmi kundër Hashim Thaçit. Ai citohet të ketë thënë që më është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër Thaçit… Kjo është ndërhyrje në procesin e drejtësisë nëse tentohet të gjenden dëshmitarë katolikë kundër në Hashim Thaci”, ka thënë Kehoe.

Ndërkaq, prokurori i zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se dëshmitari që do të dëshmojë sot nuk ka të bëjë me pretendimet e avokatit të Thaçit.

Kurse kryetari i trupit gjykues ka thënë se “nuk kemi kontroll për atë që do të shkruajë shtypi”.

Pas fillimit të dëshmisë të dëshmitari të 15-të, seancë ka kaluar në seancë private.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika