Hiç më pak se 10 vjet kanë kaluar prej kur FSK-ja nuk shkelë veriun e Kosovës.
Kjo gjë tash e ditur prej një marrëveshjeje të nënshkruar, edhe është respektuar nga ky institucion i sigurisë.
Por rrethanat janë të tjera kur në pyetje vie Policia e Kosovës, e cila vepron dhe operon atje me të gjitha njësitet, përfshirë ato elitare pa pasur nevojë për leje nga dikush
Të paktën kështu ka ndodhur deri të enjtën, përpara një deklarate të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili kërkoi që pa miratimin e KFOR-it, as uniforma e kaltër të mos zbarkojë në atë pjesë të vendit.
Rreth kësaj kërkese e veprimeve të ardhshme të ministrisë që e ka nën mandat policinë, nuk ka kthyer përgjgije dikasteri që e udhëheq Xhelal Sveçla.
Por, pikërisht për shkak të veprimve të këtij të fundit në veri, ka ardhur tash kjo kërkesë, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati.
Megjithatë, ai mendon se luftimi i krimit e kontrabandës atje duhet të vazhdojë nga Policia.
“Kam frikë shumë se që mos po kthehemi shumë vite mbrapa që veriu të jetë në një mënyrë protektorat i NATO-s apo më e keqja, mos të kthehet ajo nën UNMIK-un. Është si një mesazh i qartë se në të ardhmen duhet të jenë veprimet e koordinuara, me NATO-n përmes KFOR-t dhe partnerët tanë strategjikë”, ka thënë Kastrati.
Ndërsa për ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, është përgjegjësi e ekzekutivit që të sqarojë me ndërkombëtarët prezencën e Policisë në pjesën veriore.
“Kjo lë të kuptohet se zhvillimet nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur dhe aleanca me gjasë, ka fillu me ashpërsu qëndrimin e saj në raport me Koosvën lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Mendoj se institucionet duhet të sqarohen sa më shpejt që është e mundur me aleatët tanë për ti shpjeguar se dërgimi i njësive policore në pjesën veriore të vendit, është në funksion të zbatimit të ligjit, të luftimit të krimit dhe shpërbërjes definitive të grupeve të organizuara kriminale”, ka thënë Shkodra.
Policia e Kosovës, me theks njësitet speciale kanë qenë më shumë prezente muajt e fundit në komunat veriore të Kosovës, pas tensioneve atje lidhur me moslejimin e kryetarëve në objektet komunale, e protestat e vazhdueshme të serbëve lokalë.