“Kërkesat e policisë”, ish-ushtaraku Veseli: Në këtë situatë krize, Kosovës nuk i duhen probleme sociale

"Kur Kosova është në një situatë sfiduese për sigurinë e shtetit, nuk i duhen probleme sociale. Një qeveri e vendit së pari duhet ta qetësojë situatën në aspektin social brenda popullatës, institucionet, pastaj në aspektin e sigurisë", ka thënë ish-koloneli, Afrim Veseli

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se Kosova është në një situatë sfiduese sa i përket sigurisë së shtetit, dhe siç thotë ai, në këtë kohë nuk i duhen probleme sociale.

Kjo pasi po mbahet një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese, pasi ata protestuan më 1 nëntor për ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Veseli në emisionin “FIVE” ka thënë se një qeveri e vendit së pari duhet ta qetësojë situatën në aspektin social pastaj në aspektin e sigurisë.

“Kur Kosova është në një situatë sfiduese për sigurinë e shtetit, nuk i duhen probleme sociale. Një qeveri e vendit së pari duhet ta qetësojë situatën në aspektin social brenda popullatës, institucionet, pastaj në aspektin e sigurisë”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, pjesëtarët e NjSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për t’i shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës i prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitet elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika