Kërkohen veprime të menjëhershme për vdekjen e 4-vjeçares në Gjakovë

Njomza Uka-Selimi nga VoRAE ka reaguar pas vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, duke bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga institucionet kompetente.

Uka-Selimi, në emisionin “Rreth e Rrotull” në televizionin Dukagjini, është shprehur se organizata VoRAE ndihet “e tronditur” dhe “e shqetësuar” pas deklaratave që kanë dhënë familjarët e 4-vjeçares, tashmë të ndjerë.

Uka-Selimi ka potencuar se pas kësaj ngjarjeje, institucionet duhet të krijojnë mekanizma që të hetohet rasti.

“Si organizatë jemi të tronditur dhe të shqetësuar me rastin që ka ndodhur. Është një nga ato rastet kur kthehemi në histori të mëhershme ku thojmë: Pse këto ngjarje po përsëriten? A janë ngjarje që duhet vazhdimisht të reagojnë mediat, organizatat, institucionet, qytetarët? A duhet gjithmonë të vije deri në momentin kur një fëmijë të humbë jetën dhe të bëhet e madhe dhe institucionet të reagojnë?. Këto momente që kanë ndodhur a janë për shkak të neglizhimit institucional, a është për shkak të mosditurisë të personit që duhet të ofrojë ndihmën mjekësore? Apo për shkak të diskriminimit, ngjyrës.?

Sa i përket kontaktit me familjen, Uka-Selimi është shprehur se “duhet të kemi një respekt pak më të shprehur dhe të lejojmë t’i kalojë këto momente shumë të vështira për ta”.

“Ligjet duhet të jenë sa më të ashpra, sa më të plotfuqishme që të paktën institucionet ose personat që ofrojnë shërbime të tilla të kenë njëfarë hezitimi dhe të mos vijë deri te ajo që ka ndodhur. Për shkak ndoshta ka qenë infeksion ose ka mujt me ndodh për shkak të lëndimeve. Cilado që është arsyeja, do të tregoj ekspertiza e IML-së. Neglizhimi që ka ndodhur, nuk guxon të harrohet dhe të falet vetëm me një intervistë në media ose reagim të menjëhershëm. Kjo duhet të jetë momentum që institucionet krijojnë mekanizma cilado që jenë. Njerëzit në cilindo sektor që punojnë, të kenë një trajtim të mirëfilltë ndaj personit që kërkojnë shërbim”.

“Jo vetëm me shkarkim nga puna ose cilido dënim nga puna, i cili i vije personit që e ka neglizhuar rastin. Nana tregon rastin kur fëmija hyp në autoambulancë dhe nuk e lejojnë nënën me fëmijën me hyp në autoambulancë. Neglizhencë e madhe kur një fëmijë minor 4-vjeçar hyp në ambulancë dhe pa prezencën e prindit transportohet në Prishtinë. Neglizhim mbi neglizhim. Jashtënormales”, është shprehur Uka-Selimi.

Edhe Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve ka thënë se rasti i trajtimit të 4-vjeçares është i trishtueshëm dhe se duhen veprime të menjëhershme nga institucionet e vendit.

“Një staf shëndetësor sikurse ky do të prodhojë ‘X’ raste, viktima të cilat mund të jemi ne. E para, nga deklaratat e prindërve kam parë shumë shkelje, secilin segment që pacienti ka pasur nevojë për shërbim shëndetësor, është hasur në një mungesë profesionalizmi ose neglizhencë. Gjithsesi do të vërtetohen nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor dhe Prokuroria e shtetit. Duhet hapa të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. Po flasim për jetën e një fëmiu, i cili ka humbur jetën ndoshta edhe në versionin më të mirë të trajtimit do ta humbte. Siç vërehet nga deklaratat se lëndimet kanë qenë në boshtin kurrizor, kokë etj, më shumë gjasë do tëkishte vdekur edhe nëse do të trajtohej. Por, mënyra se si pacienti e pret mjekun nga ora 04:00 deri në 08:00 me lëndime të tilla dhe në fund thuhet se ka vdekur nga një infeksion, është e trishtueshme”, është shprehur Kodra.

Ndryshe, një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë.

Familjarët kanë treguar versionin e tyre për vdekjen e 4-vjecares.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, me ç’rast të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.

Por të njëjtën, më pas e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E mora qikën, filloi me kajt. I thashë çka ki, më tha ma ka hi jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’më kallxoj bash mirë. Tu ardh nuk mujke me ec, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e mora në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo veç kajke”, ka thënë Hajra.

Gjersa thotë se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, e njëjta kishte pasur mavijosje në fundshpinë e ënjtje në gjoks.

Pasi e kishte dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët, familjes i ishte thënë se e njëjta kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks.

Pas përkeqësimit të gjendjes, katërvjeçarja ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Por, nëna e saj pretendon se asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

“Në gjysmë nate më ka thirrur doktorica me hy në sallë, ku ka qenë qika. Kom hy, kom nejt me qik dhe erdh doktorica po ma bën, oj zojë nuk e ka prej të rrehnit, ka infeksion të madh. I ka shpërthyer gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion e përmend edhe drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja kishte shenja të dhunës në trup.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa që thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjersa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

“Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, ka thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën, gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i së ndjerës për obduksion.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika