Kërkohet angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet me disa faza. Ai tha se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet me disa faza.

Ai tha se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse.

Në takimin konsultativ me temë “Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore”, Bislimi përmendi masat qeveritare, që, sipas tij, kanë kontribuuar në luftimin e pabarazisë gjinore, shkruan kp.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, tha se shumë gra ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, kërkoi më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika