Që nga viti 2014 egziston një udhëzues administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
Ani pse aktualisht nuk zbatohet në tërësi si akt, dikush po do që si i tillë të ndryshohet, dhe ajo pikë mos të egzistojë fare.
Ish këshilltari i kryeministirt Albin Kurit, juristi Durim Berisha i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ.
Krahas kësaj kërkese në rrjetin social facebook ka nisur një fushatë me fotografi me hashtag #ndryshojeni_ua_per_shaminë.
Organizatori i saj Liridon Kurti thotë se kanë marrë mbështetje të madhe.
Sipas tij, nëse brenda 45 ditësh ministria nuk e trajton kërkesën, ata do të ngrisin padi ndaj këtyre të fundit.
“Ministria e Arsimit i ka 45 ditë për me vendos në lidhje më kërkesën tonë, e nëse eventualisht MA e refuzon kërkesën tonë ne do ti ndjekim proceset tjera e të drejtat tona demokratike tjera, ndoshta edhe proceset gjyqësore duke i hapur padi ministrisë së arsimit”, ka shtuar Kurti.
Këtë udhëzim administrativ, po e vlerëson në kundërshtim me të drejtat e njeriut edhe avokati Asdren Bytyqi.
“Zotëri Kurti ka premtu në dy palë zgjedhjet e fundit që do ta heqë këtë udhëzim administrativ ngaqë e ka ditë që është i kundërligjshëm, tash mendoj që është koha, jemi në vitin e dytë të qeverisjes dhe konisderoj se çdo vonesë është vazhdim i kundërligjshmërisë i pasigurisë juridike dhe psiqike e atyre vajzave dhe familjarëve të tyre“, ka thënë Bytyqi.
Por, kjo nuk është hera e parë që ka një iniciativë të tillë që e konteston këtë udhëzim administrativ.
Një gjë të tillë e thotë edhe kryetarja e komisionit për të drejtat e njeriut, Duda Balje.
“Ne asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje negative as nga miinistria as nga vetë ministrja e arsimit e as nga qeveria që merren me të drejtat e grave, por deri tash asnjë gjë konkrete nuk kanë bërë, Anjë veprim konkret ka qenë edhe premtimi I kryeministrit në momenton kur ka pasë nevojë ta bëjë atë premtim”, ka theksuar Balje.
Nga ana tjetër nga Ministria e Arsimit nuk japin përgjigje konkrete mbi këtë temë.
Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush. Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do t’ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë.
Çështja e lejimit të bartjes së shamisë në shkolla, është një nga temat që sjellë shumë debat në Kosovë.
Debati i fundit që mori përmasa të mëdha sa i përket kësaj çështje, u shkaktua pasi në një shkollë në Gjakovë, ishte vendosur një shenjë që ndalonte hyrjen me shami brenda objektit.