Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarën e vrasjes së rëndë në fshatin Kuk të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj gruas e cila privoi nga jeta motrën e bashkëshortit të saj, gjë të cilën e pranoi para Policisë së Kosovës

Prokuroria Themelore në Prizren

Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurës N.A nga Prokuroria Themelore në Prizren, për të pandehurën e cila mbrëmjen e së martës pranoi para Policisë së Kosovës se kishte kryer vrasjen 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit.

Sipas njoftimit, bazuar në kërkesën e Prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj. E njëjta ishte goditur disa herë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

“Prizren, 28 dhjetor 2022- Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurës N.A., për shkak dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij  lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e së martës se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares.

Sipas Policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika