Kërkohet digjitalizim i plotë i shkollave, Komuna e MASHT-i pa përgjigje se kur do përfundojë procesi

Shkolla “Mehmet Xhevori” është njëra ndër shkollat e kryeqytetit e cila ka nisur procesin e digjitalizimit por i njëjti, nuk mbulon tërsisht nevojat e këtij institucioni. Numri i pajisjeve digjitale është ende i mangët dhe pritet të rritet në përputhje me nevojat e nxënësve vitin e ardhshëm. Megjithatë, për këtë nuk ka kthyer përgjigje DKA-ja, ndonëse shkollat besojnë se procesi do përmbushet vitin e ardhshëm. Ndërkaq, rëndësia e digjitalizimit në tërësi e shkollave po vlerësohet si e pazëvendësueshme nga njohës të arsimit

Ligjërimin në klasën e tij po e bën në formën klasike.

Por kjo nuk është forma në të cilën ligjërohet në të gjitha klasët e shkollës “Mehmet Gjevori”.

Disa nga klasët kanë në dispozicion një 1 tabelë smart, 3 televizorë, 3 projektorë e 5 laptopë  me internet, për 758 nxënës.

Por klasa e Fatmir Fejziut, nuk është njëra prej tyre.

”Duke u nisë nga përvoja personale, më përpara kam punuar me një shkollë e cila ishte e digjitalizuar tërsisht. E shoh se është një domosdoshmëri e kohës që të bëhet ndërlidhje e mësimit digjital me kohën praktike. E lehtëson jashtëzakonisht sepse fëmijët jetojnë në kohë digjitale dhe kanë mevoj për këtë pjesën vizuale interaktive dhe ndihmon, e kanë më të lehtë të arrisin rezultatet”, ka thënë Fatmir Fejziu, mësimdhënës i gjuhës shqipe.

Ndonëse interneti është i shtrirë në të gjithë objektin, numri i pajisjeve digjitale është ende i mangët dhe pritet të rritet në përputhje me nevojat e nxënësve vitin e ardhshëm.

”Ka nevojë shumë më shumë për digjitalizim, ka nevojë gjitha klasët të pajisen me smartboard, TV sepse po e shohim tash dallimin në ato klasë ku kemi TV dhe ajo ku nuk kemi. Bëhet mësim krejt tjetër, shumë më produktiv, shumë më i mirë. Interesimi po është shumë i madh në klasër ku po ka digjitalizim, I kemi vetëm pesë laptopë edhe ata janë të vjetër që nuk i plotësojnë kërkesat për ne. Interneti është, TV, smartboard por nuk janë të mjaftueshëm me pas në çdo klasë. Përderisa është bërë rrjeti besoj se shpejt do bëhet dogjitalizimi i tërë shkollës, besoj se brenda 2025”, ka thënë Arsim Gashi, drejtor i shkollës “Mehmet Gjevori”.

Shkolla “Mehmet Gjevori” ka nisur digjitalizimin muajin e kaluar e dallimin, më së shumti po e shijojnë nxënësit.

”Dy format janë të njëjta por kur e kemi marrë TV-në, jemi këndellur e gjithë klasa. Është shumë më e lehtë. Në tabelë mësuesi e kishte të vështirë të na tregonte se ç’ka vizatonte, ne nuk mundeshim ta kuptonim. Por tani, po i kuptojmë shumë më mirë veprimet e mësuesit”, ka thënë Bora Gashi, nxënëse.

”Kur nuk e kishim TV-në, në tabelë e kishim më problem. Duhej t’a pastronim pandërprerë…p.sh ndonjëherë kur shkruante mësuesi në tabelë dilnim të gjithë të shkruanim, nuk e mbërrinim tabelën. Tash nuk po kemi nevojë, nga banka po i kryejmë të gjitha. Shumë shokë e shoqe të të tjera klasëve dëshirojnë t’i kenë”, ka thënë Enrik Sopa, 9 nxënës.

Komuna ka dhuruar tabelën digjitale por pjesa më e madhe e pajisjeve digjitale mbesin kontribut i prindërve.

Se si do t’i ndihmojnë procesit të digjitalizimit dhe kur do të përfundoj i njëjti, televizioni është përpjekur të kontaktojë me Drejtoreshën e Arsimit në kryeqytet, por e njëjta ka qenë e paqasshme në telefon.

E rëndësia e digjitalizimit në tërësi e shkollave po vlerësohet si e pazëvendësueshme nga njohës të arsimit.

”Duhet të kemi çasje në pajisje digjitale. Kjo është përgjegjësi institucionale që kemi karshi këtyre të rive, mos të harrojmë, po flasim për gjeneratat e të rive që n përditshmëri i ekspozohen teknologjisë digjitale”, ka thënë Rinor Qehaja, njohës i arsimit.

Siç mëson televizioni, tabela interaktive në shkollat e kryeqytetit kanë vetëm 8 prej tyre ndërsa televiziorë e tabela digjitale ka secila shkollë, por jo secila klasë.

Lidhur me këtë, televizioni ka pyetur edhe MASHTI-n për punën në këtë drejtim, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Të fundit nga rubrika