Kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari, ajo thotë se këtë e vendos vetëm Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka pyetur ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari se a është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Në Komisionin për Integrime Evropiane, ministrja Hajdari gjatë raportimit të saj nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e deputetes së LDK-së me arsyetimin se Krasniqi nuk është prokurore.

Krasniqi është përgjigjur duke thënë se “prokurore nuk jam, por kryetare e komisionit dhe kam të drejtë të bëj të tilla pyetje”.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se po të ishte në vendin e ministres Hajdari do të kishte dhënë dorëheqje.

“Pse nuk po jepni dorëheqje Zonja Hajdari, nuk duhet të ishit sot këtu, kur ki me ofru dorëheqje”, ka thënë Deliu-Kodra.

Por pyetjeve të tilla, ministrja Hajdari u është përgjigjur duke thënë se për dorëheqjen e saj vendos vetëm kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë debat ka pasë ndërhyrje edhe nga deputetët e VV-së.

Driton Hyseni nga VV-ja ka thënë se duhet të marrin fjalën me rend dhe jo të ketë ndërhyrje me pyetje të tilla gjatë raportimit të ministres.

Ministrja është kritikuar edhe për shkeljen e fëmijës me veturë nga deputetët në komision me ç’rast është larguar nga mbledhja.

“Nuk pranoj ofendime”, ka përfunduar ministrja Hajdari.

Të hënën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ministrja Rozeta Hajdari është intervistuar sot nën cilësinë e të pandehurës “nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ lidhur me rezervat shtetërore.

Sipas njoftimit, ministrja nuk është deklaruar, por është mbrojtur në heshtje.

“Prishtinë, 15 prill 2024 – Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftimin për media.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika