Kërkohet intervenim më i shpejtë i Qeverisë për komunat e prekura nga vërshimet

Janë dy komuna në Kosovë të cilat patën dëme më të mëdha nga vërshimet e së enjtës. Por është Komuna e Mitrovicës ajo që ka treguar për RTV Dukagjini, që ende nuk ka asnjë ndihmë konkrete nga niveli qendror për këtë rast. Kritika ndaj Qeverisë kanë dhenë edhe nga opozita e asociacioni i komunave të Kosovës

Është njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet e ditës së enjte, e madje nga kjo fatkeqësi natyrore, në Skenderaj u shpall gjendje  emrgjente.

Ky qytet tash e disa vite ka probleme më rehabilitim të shtretëve të lumit Ibër e Sitnica.

Për këtë kjo komunë kërkonë ndihmë nga Qeveria e Kosovës, e cila ndonëse kishte paraparë me buxhet rregullimin e lumenjëve në këtë pjesë, kjo nuk u realizua asnjëherë.

Arjan Tahiri, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës ka thënë se “Sot ishte në vizitë Kryeministri Kurti, së bashku më të ishim në vizitë te disa familje të prekura nga vërshimet dhe i treguam se duhet të kemi një mbështetje direkte për të rehabilituar lumin Ibër, Sitnica në mënyrë që të menaxhohet. Si kumunë ne kemi paraparë të bëjmë investime në këta lumenjë por nëse Ministria na ndihmon do të ishte me lehtë”.

Se niveli qendrorë duhet të jetë më i përfshirë në ndihma ndaj komunave të prekura e thonë dhe nga Aociacioni i Komunave të Kosovë.

Sazan Ibrahimi nga AKK-ja ka thënë se “Sipas krytarit Nura, vlera e dëmëve do të jetë më miliona euro. Po shpresojmë që niveli qendror do të jetë më azhur në fillimin e proceurave për rimbusim të dëmëve që janë bërë nga vërshimet. Kërkuam nga niveli qendror që të ja u mundësojnë nivelit komunal që të parashohin mjete buxhetore për situate emergjente”.

Kritika ndaj qeverisë aktuale, ka drejtuar edhe shefi i deputetëtve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka kërkuar intervenim sa më të shpejt nga Qeveria e Kosovës.

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se “Në Skenderaj situata është e rëndë, në fakt është e jashtëzakonshme. Përmbytjet në këtë qytet si dhe në komunat tjera e kanë për nevojë dorën e shtetit dhe shêrbimin e ndihmën e shpejtë dhe emergjente. Nuk kam dilema se bashkëqytetarët nga e gjithë Kosova do ta ndihmojnë Skenderajn, familja ime do ta bëjë. Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro”.

Gjatë ditës në Skenderaj dhe Mitrovicë, ka qëndruar i pari ekzekutivit Albin Kurti, i cili në postimin e tij në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se në këtë tragjedi natyrore kanë ngordhur shumë kafshë që sipas kryeministrit mund të ketë rrezik për epidemi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika