Kërkohet paraburgim ndaj 64-vjeçarit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Lepenc

Është kërkuar paraburgim për 64 vjeçarin i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Lepenc

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar masën e paraburgimit prej 48 orëve, për 64-vjeçarin nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin e trafikut, ku një automjet me targa të Kosovës kishte rënë në lumin Lepenc ku si pasojë kanë vdekur tre persona.

Vetura e aksidentuar është gjetur në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit të aksidentit tragjik. Tre persona nga Kosova humbën jetën në aksidentin e tragjik.

Në veturën e tipit BMW, e cila u aksidentua të shtunën rreth orës 15:20 në rrugën Shkup –VK Bllacë, ndodheshin katër persona, ku fatmirësisht njëri nga ta ka arritur të shpëtojë dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika