Kërkohet paraburgim ndaj një inspektori të ATK-së në Mitrovicë, dyshohet për ryshfet

Është paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj një inspektori të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, i cili dyshohet për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një inspektori të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë, i cili dyshohet për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit“ nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK, dhe për S.S., nga Novi Pazari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Inspektori i ATK-së në Mitrovicë dyshohet se gjatë ditës së djeshme, në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej 135 euro, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

“I dyshuari S.S., dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jepë dhuratë personit zyrtar shumën prej njëqindetridhjetepesë (135) euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria ka njoftuar se seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit pritet të mbahet nesër, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika