Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj personit që dyshohet për sulm seksual ndaj të miturës në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë





Të hënën e tre tetorit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën e 1 tetorit, në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se derisa e mitura ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë. Ndërsa, pasi e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babain e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim të panjohur.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej tridhjetë ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga 1 tetori.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika