Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm me thikë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale E.TH,,.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se |ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet E.Th., me datë 01.02.2025 rreth orës 10:25 në Gjakovë Rr.“Yll Morina”, saktësisht në lokalin “E…”, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A.J., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri në cilësi të pronarit të lokalit derisa ka qenë duke shërbyer klientët, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri me mjetë të mprehtë – thikë e sulmon të dëmtuarin duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit kryesisht rreth stomakut, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor|.

“Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ” Vrasja në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.” Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ” Vrasja në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së;, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika