Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për therje me thikë në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin me thikë të ndodhur të hënën në tri rrugët e Ferizajit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajit për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin për therje me thikë ndaj katër personave në tri rrugë të këtij qyteti të hënën e 11 nëntorit.

Prokuroria tha se ai po dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore thuhet se “përkatësia etnike” është motivi kryesor për kryerjen e këtij akti nga i dyshuari rreth 62-të vjeçar.

Prokuroria ka treguar se i dyshuari teksa ishte duke ecur këmbë në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj ecë me hapa të përshpejtuar dhe ofrohet nga mbrapa tek viktima dhe e godet disa herë me thikë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I., për rastin e sulmit të katër (4) personave me thikë në qytetin e Ferizajt.Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 Nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta dy të mitura- pjesëtarë të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin publik.

Prokuroria tha se ai po dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Po ashtu, sipas Prokurororisë, i pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “Verona” , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me datë të njëjtë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me këtë do të kryente veprën penale në vazhdim “Vrasje e rëndë në tentativë” nga nen 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.10 lidhur me nen 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika