Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30-ditësh, ndaj një personi me iniciale L.M, nën dyshimet se e ka dhunuar një grua.

“Ferizaj, 6 shkurt 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale L.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me datën 04 Shkurt 2024 afër fshatit Soponicë- Komuna e Kaçanikut, me përdorimin e forcës, ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

I pandehuri, me vendim të prokurorit të shtetit, gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën e lartcekur penale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika