Kërkohet paraburgim për administratorin e “AlbKings”

Në grupin “Albkings” në rrjetin social Telegram bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave, prandaj është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj adminit

Ilustrim

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj adminit të grupit “AlbKings”.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj për portalin Dukagjini.

“Ju njoftojmë se prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Gjatë ditës së djeshme, personi i dyshuar ra në prangat e policisë nën dyshimin për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, ku ishte ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, u tha në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika