Kërkohet paraburgim për drejtorin e arrestuar të komunës së Fushë-Kosovës

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj të dyshuarit, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”- thuhet në përgjigjen e prokurorisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e shërbimeve publike të komunës së Fushë-Kosovës, M. B.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.

I njëjti po dyshohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Ju njoftojmë se prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj të dyshuarit, për shkak të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas KPRK-së”- thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Sipas një njoftimit që ka lëshuar Prokuroria Themelore më 6 nëntor, M. B. ishte ndaluar për 48 orë.

I njëjti në cilësinë e drejtorit të shërbimeve Publike në komunën e Fushë-Kosovës dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Lexo edhe : https://www.dukagjini.com/ndalohet-per-48-ore-drejtori-i-sherbimeve-publike-ne-fushe-kosove/

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika